Telegrafi

Këto janë të gjitha masat anti-COVID që hyjnë në fuqi nga sot

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e masave anti-COVID të cilat do të hyjnë në fuqi sot.

Ky vendim do të zbatohet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Masa janë marrë për hyrjet e daljet e qytetarëve të huaj në Kosovë, për mbrojtjen dhe sigurinë në punë dhe masat e përgjithshme të mbrojtjes dhe higjienës.

Sipas vendimit ndër të tjera, bartja e maskës është obligative gjatë ecjes në ambient të jashtëm, vetëm, gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo në grup me jo me shumë se katër (4) persona, gjatë vrapimit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.

Po ashtu janë edhe një numër vendimesh të cilat prekin edhe sektorët e gastronomisë, qendrat tregtare e operatorët tjerë ekonomik.

Vendimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për masat anti-COVID, mund ta gjeni duke klikuar KËTU. /Telegrafi/