Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në tremujorin e parë të këtij viti, norma e vendeve të lira të punës është 1.60%, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më shumë vende të lira të punës ka në sektorin e administratës dhe shërbimeve ndihmëse (3.47%), kurse më pak vende të lira pune ka në administratën publike (0.02%).
Subjektet afariste që kanë nga 10 e deri më 49 të punësuar kanë gjithashtu shumë vende të lira pune (2.13%). Më shumë vende të lira ka në rajonin e Pellagonisë (2.40%).
2357 vende të lira pune ka në aktivitete shërbyese dhe shitje./Telegrafi/