Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i punëtorëve në industri në vitin 2017, krahasuar me atë të vitit 2016, është 100.5, njofton Telegrafi Maqedoni.
Numri i të punësuarve ka rënë në xehetari dhe gurthyese (0.1%), furnizimin me energji, gaz, avullim dhe klimatizim (0.6%), prodhimet e ndërmjetme për përdorim të gjërë (3.1%).
Rritje është shënuar në industrinë e përpunimit (0.6%), energji (0.7%), prodhime të ndërmjetme, përveç energjisë (2.1%), prodhime kapitale (10.7%), si edhe prodhime afatgjata për përdorim të gjërë (4.7%)./Telegrafi/