Telegrafi

Këto janë të dhënat për programet televizive dhe në radio në Maqedoni

On The Air

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) në vitin 2016, me veprimtari radioshpërndarrëse janë marrë 113 radioshpërndarrës, nga të cilët 59 janë radioprograme, kurse 54 janë programe televizive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga radioprogramet, një është ndërmarje publike, 55 janë ndërmarrje tregtare, kurse tre janë radioprogrami jofitimprurëse.

Radioprogrami publik ka emituar gjithsej 38014 orë program, 60.2% nga i cili, ka qenë muzikor. Radioprogramet tregtare kanë emituar 418970 orë program, 61.2% nga i cili, ka qenë muzikor.

Nga programet televizive, njëri është ndërmarrje publike, kurse 53 janë ndërmarrje tregtare.

Programi televiziv publik ka emituar 20755 orë program, 13% nga i cili ka qenë arsimor dhe shkencor. Programet televizive tregtare kanë emituar 416628 orë program, 24.6% nga i cili, ka qenë filmik./Telegrafi/