Laurent Koscielny dhe Bacary Sagna kanë qenë qind për qind të saktë në pasime gjatë pjesës së parë.
Arritja deri në finale e kombëtares franceze është edhe për meritë të futbollistëve të cilët luajnë mirë me topin.
Kjo pasi të gjithë futbollistët e përbërjes po arrijnë të bëjnë shumë pasime të sakta, duke humbur rrallë topin.
Përveç mesfushorëve, edhe reparti i mbrojtjes ka treguar siguri dhe saktësi në pasime.
Janë dy mbrojtësit, Laurent Koscielny dhe Bacary Sagna që kanë arritur 100% saktësi në pasime. /Telegrafi/
Pasimet e sakta në pjesën e parë:
Laurent Koscielny (100%)
Bacary Sagna (100%)
Samuel Umtiti (96%)
Paul Pogba (93%)
Blaise Matuidi (91%)