Telegrafi

Këto janë specifikat e vajit të kanabisit që shitet në Maqedoni!

Në barnatoret e Maqedonisë nga e hëna, do të mund ta bleni edhe vajin e kanabisit mjekësor në koncetrate me efekt terapeutik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për preparatin “Kanoill Kanc”, ekstrakte të vajit, e cila përbëhet rreptësisht nga koncetrate përbërëse aktive THC (tetrahydrocannabinol) dhe CBD (cannabidiol) dhe janë të destinuara për pacientët me kancer.

Një produkt përmban 300 miligram THC + 300 mg CBD në paketim prej 120 ml, ndërsa tjetri ka 600 mg THC + 600 mg THC në paketim prej 240 ml.

Të dy përgatitjet janë prodhuar nga kompania farmaceutike “Replek Farm”, firma e parë që e solli kët vaj kanabisi për shërim në tregun e Maqedonisë.

Ilaçi mund të blihet në farmaci vetëm me recetë nga mjeku specialist.

Përgatitjet do të shiten me një çmim prej 5.544 denarë për “Kanoil Kanc 300” dhe 9.240 denarë për “Kanoill Kanc 600”. /Telegrafi/