Site icon Telegrafi

Këto janë skuadrat me më së shumti gola në Euro 2016, do befasoheni me Gjermaninë

Për të fituar një ndeshje, sigurisht që shënimi i golit është shumë i rëndësishëm.

Kështu, skuadrat kombëtare që gjendet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, bëjnë pjesë tek ato që kanë shënuar më shumë gola.

Është kombëtarja franceze që ka shënuar më shumë në Euro 2016, ku prinë me 12 gola të shënuara, ku katër nga to i ka shënuar sulmuesi Antoine Griezmann.

Në vend të dytë gjendet kombëtarja e Uellsit me 11 gola, edhe pse e eliminuar tanimë.

Teksa kombëtarja gjermane ka shënuar vetëm shtatë gola dhe gjendet në fund të renditjes. /Telegrafi/

Renditja e kombëtareve: 

1.Franca – 11 gola

2.Uellsi – 10 gola

3.Belgjika – 9 gola

4.Islanda – 8 gola

5.Portugalia – 8 gola

6.Gjermania – 7 gola

 

Exit mobile version