Flasin me veten
Autori Michal Stawicki thotë se gjatë hulumtimit për librat e tij rreth suksesit kishte zbuluar se çfarë i mundëson njerëzit e suksesshëm t’i mposhtin kundërshtarët, është fokusi në perfeksionimin e dialogut të brendshëm, transmeton Telegrafi.
Veç tij, shumë hulumtime thonë se nëse flisni me veten sikurse po flisni me dikë tjetër, ju ndihmon të ballafaqoheni me përvoja të ndryshme.
Mbajnë ditar
Stawicki tregon se shumë figura historike kanë mbajtur ditar, përfshirë perandorin romak Marcus Aurelius dhe perandorin francez Napoelon Bonaparte.
Një studim i fundit ka zbuluar se shkrimi rreth mendimeve dhe emocioneve i ka ndihmuar studentët e kolegjit të ballafaqohen me ngjarje të ndryshme.
Meditojnë
Dy përdorues të Quora kanë cituar se meditimi është shprehia primare e njerëzve të suksesshëm.
Meditimi sjell përfitime shëndetësore mendore dhe fizike, duke filluar nga përmirësimi i kujtesës e deri te përforcimi i sistemit të imunitetit.
Lexojnë
Waqar Ahmed thotë se njerëzit më të suksesshëm në botë, përfshirë Bill Gates, janë lexues të pa ngopur.
Mark Zuckerberg e kishte pasur sfidë personale të lexoj një libër çdo dy javë në vitin 2015, dhe miliarderi i teknologjisë Elon Musk, ka thënë se ishte mësuar si të ndërtoj raketa vetëm nga leximi i librave.
“Lexoni vetëm atë çka ju intereson”, këshillon Ahmed. /Telegrafi/