Telegrafi

Këto janë shkaqet nga të cilat femrat vazhdojnë lojën e kënaqësisë me ish-partnerin edhe pas ndarjes

Të pakta janë çiftet që pushojnë të jetë bashkë pas ndarjes zyrtare

Çifti në të vërtetë ndahet atëherë kur më nuk kanë ndjenja ndaj njëri-tjetrit, qoftë të jenë zyrtarisht në lidhje apo jo.

Kjo është arsyeja kryesore përse shumica e çifteve të cilët janë ndarë vazhdojnë të praktikojnë seks.

Shkaqet të cilat një femër e çojnë të praktikojë seks me ish-partnerin janë tepër të shumta dhe më të komplikuara nga ato shkaqe nga të cilat mashkulli praktikon seks me ish-partneren.

Ai thjesht dëshiron të ketë seks, andaj do ta ketë me cilëndo qoftë. Ajo, ndërkaq, kërkon siguri emocionale.

E njeh, që do të thotë se nuk është e rrezikuar dhe seksi me të është mirë i verifikuar dhe i parashikuar, prandaj di se çfarë pret. Thjesht ndihet shumë më rehat me të edhe në kuptim të trupit të saj, por edhe në kuptim të mbrojtjes, thonë ekspertët.

Edhe një arsye e lidhjes seksuale të femrës me ish-partnerin është ndjenja që nuk do të jetë e zhgënjyer.

Në atë moment kërkon siguri dhe i është i njohur përqafimi në të cilin mund të pëshpëritë, e pra kush është më i mirë se ish-partneri? /Telegrafi/