Telegrafi

Këto janë shitjet më të mëdha në histori të Juventusit (Foto)

Zinedine Zidane është shitja më e madhe që ka bërë skuadra italiane.

Kampioni i Italisë ka treguar gjithmonë që është një skuadër stabile në afate kalimtare.

Përveç blerjeve të mëdha që bënë, Juventusi ka fituar shifra të mëdha edhe nga shitjet e futbollistëve.

Juventusi ka shitur disa nga yjet më të mëdha të futbollit, megjithatë këto shitje kanë dalë të jetë të qëlluara, pasi kanë fituar shumë, por edhe kanë gjetur zëvendësime adekuate, ku nuk kanë munguar më pas titujt.

Ne ju sjellim listën prej 10-të shitjeve më të mëdha të Juventusit ndër vite. /Telegrafi/

1.Zinedine Zidane – 73 milionë euro (Real Madrid në 2001)

2.Arturo Vidal – 40 milionë euro (Bayern Munich në 2015)

3.Filippo Inzaghi – 37 milionë euro (Milan në 2001)

4.Alvaro Morata – 30 milionë euro (Real Madrid në 2016)

5.Zlatan Ibrahimovic – 25 milionë (Inter në 2006)

6.Angelo Peruzzi – 19 milionë euro (Inter në 1999)

7.Thierry Henry – 16 milionë euro (Arsenal në 1999)

8.Matteo Brighi – 16 milionë euro (Roma në 2004)

9.Diego – 15.5 milionë euro (Wolfsburg në 2010)

10.Christian Vieri – 15 milionë euro (Atletico Madrid në 1997)