Flisni për gjërat që do t’i bëni së bashku, pa e kuptuar se jeni duke folur për të ardhmen
Kur flisni për koncertin që do të mbahet pas tre muajve, apo për pushimet që do t’i kaloni gjatë verës, është shenjë se jeni duke menduar për më gjatë, edhe pse nuk e kuptoni këtë, transmeton Telegrafi.
Kur thoni “më mungon”, është se vërtetë ju mungon edhe nëse nuk jeni parë për vetëm një ditë
Nuk është më gjë e ‘lezetshme’, por është një dhimbje e vërtetë që e përjetoni kur nuk jeni afër njëri-tjetrit.
Nuk e mbani mend herën e fundit kur keni menduar për ish të dashurin
Gjërat me partnerin janë duke shkuar aq për mrekulli, saqë më nuk ke menduar asnjëherë për të kaluarën.
Gjërat që i urreni, tani ju duken në rregull dhe argëtuese kur i bëni me partnerin
Nëse nuk keni dashur më herët të shkoni në park të lojërave apo diçka tjetër, tani është më mirë përderisa i mbani duart bashkë.
Ndjeheni e sigurt kur jeni afër tij
Është e vështirë të përshkruhet kjo ndjenjë, mirëpo ai tani për ju është gjëja më e mirë në botë.
Pranë tij, ndjeheni sikurse asgjë e keqe nuk mund të ndodh. /Telegrafi/