Ndodh shpesh që të përjetojmë mpirje të duarve apo ndjesinë e shpimit me gjilpërë në gishta. Kjo ndjesi mund të jetë e përkohshme, si rezultat i lodhjes, por mund të paralajmërojë edhe për një problem serioz në shëndetin e një njeriu.
Bright Side ka zbuluar disa informacione të rëndësishme se çfarë po përpiqet t’ju paralajmërojë trupi kur keni këtë ndjesi therëse në duar.
Lodhje dhe dobësi
Si shfaqet: Kur mbajmë objekte të rënda ose e vendosim kyçin e dorës në pozicione të parehatshme, rrisin presionin e nervave afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo çon në ndjesinë e mpirjes të të gjitha gishtave.
Çfarë duhet të bëni: Bëni një masazh të duarve dhe pak pushim.
Mungesë vitaminash
Si shfaqet: Mungesa e disa vitaminave të caktuara (si vitamina E, B1, B6 dhe B12) mund të shkaktojnë shpesh ndjesinë e shpimit në gishtat e dorës së majtë ose në këmbën e djathtë.
Çfarë duhet të bëni: Përpiquni të balanconi dozat e vitaminave që merrni. Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek për të përcaktuar dozën e duhur të vitaminave që ju dhen, pasi teprimi me disa vitamina mund të kenë gjithashtu efekte anësore në trup.
Dëmtime në shpinë
Si shfaqet: Gishti i vogël i dorës së majtë mund të jetë tregues i problemeve të ndryshme me shpinën. Kjo ndodh për shkak të ushtrimit të madh të presionit dhe dëmtimit të nervave.
Çfarë duhet të bëni: tendosni apo shtriqni shpinën sa më shpesh të mundeni; bëni joga, gjimnastikë ose not. Dhe shmangni periudhat e gjata në pozicionin ulur.
Probleme me qarkullimin e gjakut
Si shfaqet: Mund të ndieni mpirje të gishtave të dorës së djathtë për shkak të presionit të ushtruar në nervat sipërfaqësore ose ndonjë traume të pësuar në dorë ose bërryl. Mpirja në dorën e djathë mund të shkaktohet gjithashtu nga sëmundje të caktuara kardiovaskulare, që ndikojnë tek rrjedhja e gjakut tek gjymtyrët.
Çfarë duhet të bëni: Bëni një ecje ose ushtrime të lehta për të përmirësuar shëndetin e enëve të gjakut tek gjymtyrët.
Sëmundja Buerger
(inflamacion dhe trombozë në enët e gjakut të madhësisë së vogël dhe mesatare, zakonisht në këmbë dhe duar. Sëmundja lidhet me duhanpirjen).
Si shfaqet: Sëmundja prek zakonisht duhanpirësit. Rrjedhja e gjakut ndërpritet vazhdimisht nga nikotina, që çon pastaj në mungesë të mineraleve në trup. Kështu shkaktohet mpirja fillimisht në gishta dhe më pas në të gjithë krahun.
Çfarë duhet të bëni: Nuk ka asnjë mënyrë për të kuruar këtë sëmundje plotësisht. Megjithatë, heqja dorë nga duhani është hapi i parë që duhet të ndërmerrni.
Diabeti
Si shfaqet: Një nga shenjat e para të diabetit është ndjesia e shpimit me gjilpërë që shfaqet në këmbë dhe duar. Kjo ndodh për shkak të pakësimit të rrjedhjes së gjakut në pjesë të caktuara dhe nga dëmtimi i fundeve nervore dhe fibrave.
Çfarë duhet të bëni: Diabet i tipit 1 trajtohet me ndihmën e injeksioneve të insulinës. Ndërsa diabeti i tipit 2 lidhet me shumë me dietën e varfër, prandaj duhet të bëni një test gjaku dhe të konsultoheni me mjekun nëse i keni këto shenja. /Shëndeti.com/