Të gjitha këto janë bërë bashkë në një CD të cilën mund ta shohim pa bërë shumë klikime dhe të kënaqemi me to.
Edhe pse këto rrengje janë një formë specifike e humorit të cilat nuk i përshtaten të gjithëve, sidomos protagonistëve të cilët janë në qendër të vëmendjes, ka edhe prej atyre që edhe kënaqen me këto budallallëqe.
Ndër rrengjet më të mira është edhe ai i prerjes së bikinit të “bukuroshes së fjetur” në plazh, ndryshimi i passwordit për një lojtar fanatik të lojës kompjuterike World of Warcraft dhe disa lloje goditjesh dhe traumash.
Pa marrë parasysh se a ju pëlqen kjo formë e ndërveprimit njerëzor ose jo, do të ju befasojë videoja e cila fitoi vendin e parë në këtë listë “prestigjioze”.
Se a do të kënaqeni ose zemëroheni, nuk e dimë, por e dimë se gjithsesi duhet ta shikoni kompilimin e rrengjeve më të mira për vitin 2010./Telegrafi/