Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor në të cilin janë zgjedhur strukturat e reja udhëheqëse.
Në këtë kuvend morën pjesë 279 votues.
Kryetar, me 125 vota për, u zgjodh Shkëlqim Hysenaj nga ditorja “Zëri”. Kundërkandidat për kryetar kanë qenë Shkumbin Ahmetgjekaj i cili mori 100 vota, si dhe Enis Veliu që fitoi 51 vota. Katër vota ishin të pavlefshme.
Në këtë kuvend u zgjodhën edhe tetë anëtarët e rinj:
Besjana Krasniqi – RTV 21
Bedin Syla – Zëri
Dardan Hoti
Arsim Halili – RTK
Majlinda Aliu – RTK
Taulant Qenaj – KTV
Fidan Rama – RTV Dukagjini
Valdrin Krasniqi – Tribuna
Anëtarët e rinj të këtij bordi do të kenë mandat trevjeçar.