Kampionati Evropian i këtij viti që po zhvillohet në Francë, ka shërbyer edhe për statistika personale për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi i Real Madridit në Euro 2016, ka arritur të thyej dy rekorde gjatë shtatë ndeshjeve të zhvilluara.
Ndeshjet në grupe dhe në fazat tjera kanë vulosur rekordin e minutave dhe ndeshjeve të luajtura në Euro për Ronaldon.
Rekordi i parë është se Cristiano Ronaldo luan ndeshjen e tij të 21-të në finalet e Kampionatit Evropian; më shumë se çdo lojtar tjetër në histori.
Ndërsa, rekordi tjetër është se Cristiano Ronaldo ka luajtur më shumë minuta në Kampionatin Evropian (1,768) se çdo lojtar tjetër në histori. /Telegrafi/