Gjykata e Apelit e Kosovës gjatë këtij viti ka njoftuar edhe një herë lidhur me rastet më specifike që kanë qenë objekt shqyrtimi në këtë gjykatë gjatë këtij viti.
Në vijim po ua rikujtojmë disa prej tyre.
Mars 2016
Anulohet dënimi me burgim të përjetshëm për dy të akuzuar
Gjykata e Apelit e anulon dënimin me burgim të përjetshëm për të akuzuarit E.K dhe A.M. , të cilët ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje . Ndaj të parit shqipton 25 vjet burgim, ndërsa ndaj të dytit 23.
Mars, 2016
Vërtetohen dënimet të akuzuarve në rastin Medikus.
Gjykata e Apelit u a vërteton dënimet me burgim të disa të akuzuarve për krim të organizuar dhe trafikim me njerëz.
Të akuzuarit L.D. dhe A.D. dënohen me tetë (8) vjet burgim. I pandehuri S.H. dënohet me pesë (5) vjet burgim. Gjithashtu, të pandehurit L.D. i ndalohet ushtrimi i profesionit të urologut në kohëzgjatje prej dy (2) vjetësh, ndërsa të pandehurit S.H. i ndalohet ushtrimi i profesionit të anesteziologut në kohëzgjatje prej një (1) viti.
Prill, 2016
Rasti APEX kthehet në rivendosje
Kolegji i Apelit anulon vendimin e Gjykatës Themelore dhe kthen në rivendosje dhe marrje vendimi lidhur me çështjet meritore të aktakuzës si dhe për pranueshmërinë e provave.
Në këtë rast prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër 11 të pandehurve, për krim të organizuar si dhe për vepra të tjera penal.
Maj , 2016
Vërtetohet aktgjykimi lirues në rastin KLEÇKA
Publikohet aktgjykimi në rastin Kleçka sipas të cilit të akuzuarit për krime lufte të këtij rasti lirohen nga akuza. /KP/