Grupi terrorist ISIS mund një ditë të lansoi raketat balistike në drejtim të Londrës, paralajmërojnë ekspertë të mbrojtjes.
Një numër i konsiderueshëm i raketave të lansuara nga jashtë mund t’i lejojë militantët të mundin sigurinë e Britanisë, dhe për këtë qeveria duhet të ndalojë së menduari se ky kërcënim është problem ushtarak, shtojnë ekspertët, transmeton Telegrafi.
Duke folur në një konferencë për mbrojtjen nga raketat Peter Roberts hulumtues në Institutin Mbretëror, ka deklaruar se kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuara është objektiv për militantët në një video propagandistike të postuar së fundmi. /Telegrafi/