Sipas organizatës shëndetësore “Substance Abuse and Mental Helth”, punëtorët që abuzojnë më së shumti me alkoolin vijnë nga minierat dhe ndërtimtaria, transmeton Telegrafi.
Hulumtimi që ka bërë organizata, i vë të gjithë punëtorët që punojnë në hotele, restorante e kafene, në vendin e tretë.
Jashtë listës, nuk kanë mbetur as punëtorët e shitjeve me pakicë.
Ja lista e industrive, që llogaritet se kanë punëtorë të etur për alkool:
Minierat (17.5%)
Ndërtimtaria (16.5%)
Hoteleria (11.8%)
Arti dhe rekreacioni (11.5%)
Punët komunale (10.3%)
Tregtia me shumicë (10.2%)
Menaxhimi (9.9%)
Prodhimi (9.7%)
Bujqësia (9.4%)
Shitja me pakicë (9%)
/Telegrafi/