Telegrafi

Këto janë procedurat që duhet të ndjekin qytetarët e Luginës së Preshevës, pasi të hyjnë në Serbi

Të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës të cilët kanë vendosur të kthehen atje, testin për COVID-19 e kanë falas. Megjithëse nga Komuna e Preshevës kanë bërë të ditur se deri më tani nuk kanë pasur kërkesa nga qytetar të cilët kanë kërkuar të kthehen atje, tashmë të gjithë ata që vendosin të kthehen, do të duhet të ndjekin procedurat në bazë të vendimit të Qeverisë serbe.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka bërë të ditur detaje në lidhje me këtë vendim, ku sipas tij, personat që nuk duan ta bëjnë testin do të duhet të vetizolohen në shtëpi për 14 ditë, kurse ata të cilët e bëjnë testin për COVID-1 dhe dalin negativ, duhet ta dorëzojnë vendimin në stacion policor.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur edhe procedurën e cila duhet të ndiqet për të gjithë ata qytetarë që hyjnë në Serbi.

“Të gjithë ata që hyjnë në Serbi, nga inspeksioni sanitar marin vendimin që kur kanë hyrë në kufi dhe pastaj nëse duan që mos të testohen për COVID-19, rrijnë në shtëpi për 14 ditë, ndërsa ata që duan që mos të izolohen, e bëjnë testin, dhe nëse janë negativ, vendimin e dërgojnë në stacion policor tek ata që e kontrollojnë se a po i përmbahet izolimit”, shkruan Salihu.

Për qytetarët të cilët dalin nga Serbia për në shtetet që kërkojnë patjetër testin, atëherë ai do t’ju kushtojë 6 mijë dinarë, apo rreth 50 euro.

“Për pacientët nga Presheva, brisin e fytit dhe hundës, mund ta kryejnë në shtëpinë e shëndetit në Preshevë, apo në Institutin për shëndet publik në Vranjë! Ndërsa, të gjitha që duan të dalin jashtë Serbisë dhe shkojnë në ndonjë shtet ku e kërkon parjetër PCR testin, kushton 6000 dinarë”, shkruan ai.

Nëse nuk shtyhet aplikimi i fazave të lehtësimit të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, atëherë është planifikuar që në bazë të situatës epidemiologjike të hapen edhe kufijtë.

Kjo është planifikuar të ndodhë vetëm pas fazës së tretë. Faza e tretë do të fillojë me 15 qershor pas analizës së situatës epidemiologjike dhe disiplinës së qytetarëve dhe bizneseve dhe të vazhdoj me hapjen e qendrave tregtare.

Lexo po ashtu COVID-19, nga 4 maji faza e parë e lehtësimit të masave për qytetarët e Kosovës

Gjatë kësaj faze do të bëhet hapja e shkollave për nxënësit e ciklit të mesëm dhe shkollat e mesme. Fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore me kufizime të caktuara aty ku mundet të respektohen udhëzimet e IKSHP-së. Hapjen e aeroportit për fluturime në destinacionet e mundshme. /Telegrafi/