Site icon Telegrafi

Këto janë pikat e rendit të ditës të seancës së sotme të Kuvendit të Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë e vazhdon sot seancën e gjashtë ku duhet të deklarohet për zgjedhjen e Spase Gligorov për drejtor të Agjencisë për administratë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë diskutimit të mbrëmshëm, zv. ministri për Administratë Publike dhe Shoqëri Informatike, Aleksandar Bajdevski, theksoi se Grigorov i plotëson kushtet ligjore dhe se me përgjegjësi e profesionalizëm do t’i kryej obligimet e punës.

Mirëpo, opozita nuk e kishte të njëjtin mendim, duke e konsideruar Gligorovin si njeri partiak.

Në rend dite të kësaj senace është edhe shkarkimi i kryeprokurorit Marko Zvërlevski, propozim-ndryshimet e Ligjit për marrëdhënie pune të propozuar nga Nola Ismajlosja, Magdalena Manaskova dhe Vesna Pemova, si edhe raportet vjetore të disa institucioneve.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për deponinë e Strugës, propozim i dorëzuar nga deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Në Kuvend, seancë do të mbajë edhe Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive ku do të diskutohet për propozimin për Ligjin për marrëdhënie pune./Telegrafi/

Exit mobile version