Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të saj, ku po marrin pjesë kryetari i këtij subjekti, Isa Mustafa, pastaj Lutfi Haziri, Ismet Beqiri, Agim Veliu, Haki Rugova, si dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë.
Telegrafi ka siguruar rendin e ditës të kësaj mbledhje, ku po diskutohet për programin e LDK-së, ndryshimet dhe plotësimet e statutit, për strategjinë etj.
Mbledhja ka filluar në orën 16:00 dhe po mbahet pa praninë e medieve, ndërkaq kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvallës, nuk i është lejuar pjesëmarrja. Për shkak të këtij veprimi, mbledhjen e ka lëshuar edhe deputetja Vjosa Osmani. /Telegrafi/