Uji me limon është sugjeruar si pija ideale për dikë që dëshiron të humbasë peshë, edhe realisht ka efekte nëse konsumohet rregullisht dhe i bazuar në një dietë. Megjithatë nuk është pija e vetme që ndihmon trupin në rënien e peshës.
Tri pijet e tjera që ndihmojnë në humbjen e peshës në mënyrë të shëndetshme janë:
Kafeja: është cilësuar si pija energjike e natyrës. Hulumtimet kanë treguar se dy apo tre filxhanë kafje të zezë në ditë, para ushtrimit, e nxisin trupin për ushtrime më energjike, që si rrjedhojë kanë djegien e sa më shumë kalorive.
Gjëja më e rëndësishme është që kafeja duhet të jetë e zezë, pa sheqer, qumësht apo diçka tjetër, sepse përndryshe humbet vlerat e saj.
Ujë shumë i ftohtë: në vend të limonit shtojini ujit akull. Pijet e ftohta e bëjnë trupin të shpenzojë më shumë energji për të ruajtur temperaturën ideale në 36.7 gradë.
Kjo do të thotë se nëse gjatë ditës konsumoni tri gota ujë me akull, e ndihmoni trupin tuaj të djegë deri në 100 kalori më shumë.
Çaji i gjelbër: jo vetëm nuk ka kalori, por gjithashtu kontribuon edhe në djegien e yndyrërave.
Është e rëndësishme të dini se çaji i gjelbër duhet të konsumohet po ashtu pa asnjë shtesë sheqeri apo qumështi. /Telegrafi/