Site icon Telegrafi

Këto janë pesë ushtrimet e çmendura që i praktikojnë njësitet speciale ushtarake (Video)

A e keni ditur se pirja e gjakut të kobrës, është një prej ushtrimeve bazë të njësive elitare ushtarake?

Por një video e publikuar në internet, shfaq pesë ushtrimet më të çmendura që njësitet speciale ushtarake detyrohen t’i bëjnë, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për beteja të ndryshme, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihen me radhë ushtrimet që praktikohen në ushtri, ku ndër to është edhe thyerja e pllakave, tullave me kokë, të cilat janë të lyera me benzinë dhe të përfshira nga flaka.

Por imagjinata e instruktorëve nuk ndalon me kaq, pasi në listën e pesë ushtrimeve më të çmendura figuron edhe notimi me duar të lidhura pas shpinës, por edhe ‘pasimi’ i një mjeti shpërthyes nga një ushtar tek tjetri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version