Sipas një raporti të ri të shkruar nga psikiatri i Shkollës Mjekësore të Harvardit, Uma Naidoo, ushqimi luan një rol të madh në menaxhimin e ankthit.
Përveç një diete të balancuar, duke pirë shumë ujë dhe duke kufizuar pirjen e alkoolit dhe kafeinës, më poshtë i gjeni edhe gjashtë ushqime tjera për të reduktuar ankthin.
Spinaqi
Studimet e fundit tregojnë se dietat që nuk përfshijnë magnez janë te lidhura me shtimin e ankthit.
Prandaj, shtoni dietës tuaj magnez duke evituar kështu ankthin. Magnezin mund ta gjeni në spinaq dhe në rrepa të Zvicrës.
Arrat shqeme
Këto arra mund të jenë të vogla nga pamja, por janë shume efektive dhe të pasura me zink.
Zinku, njihet si luftues i ankthit i cili mund të gjendet gjithashtu në të verdhët e vezës dhe në midhje.
Salmoni
Përfitimet shëndetësore që na sjell salmoni nuk janë risi për ne.
Salmoni është një burim i madh i proteinave, kaliumit dhe vitaminës B12 që ndihmojnë largimin e ankthit.
Turshitë
Ushqimi i fermentuar është në trend me plot meritë.
Sipas studimeve të fundit të revistës për kërkime psikiatrike, kundër ankthit duhet të hani sa më shumë turshi dhe lakra turshi.
Avokado
Ky super ushqim është i pasur me vitaminën B, i cili e lehtëson ankthin.
Vitamina B mund të gjendet edhe në bajame dhe arra amerikane. /Telegrafi/