Site icon Telegrafi

Këto janë pesë shenjat që tregojnë se ai të dashuron vërtetë

Ndoshta të gjithë e dinë se juve po ju pëlqen një mashkull i caktuar, por problemi qëndron tek ajo se si ta dini nëse i pëlqeni apo ju dashuron edhe ai në të vërtetë?

Për këtë ekzistojnë pesë shenja, të cilat Telegrafi i sjell për ju:

– Ai gjithmonë është i interesuar edhe entuziast të bëjë plane me ty. Madje, mund të ndodhë që ai e ndryshon edhe orarin e vet vetëm për t’u përshtatur me ty.

– Kur e thërrisni apo i shkruani ai përgjigjet menjëherë. Veç kësaj, ndonjëherë mund të ndodhë që kur i dërgoni mesazh, ai do t’ju telefonojë menjëherë për t’jua dëgjuar zërin.

– Ai dëshiron t’ju njoftojë me miqtë e vet, por gjithashtu shprehë dëshirën për t’u njohur me miqtë tuaj.

– I kushton vëmendje të gjitha hollësirave. Bile, mund të ndodhë që e din edhe nëse e preferoni kafenë pa sheqer apo me të.

– Dashurinë mund ta vëreni edhe në sytë e tij. Kur ju takon, sytë e tij shndrisin dhe ai buzëqeshë tërë kohën. /Telegrafi/

Exit mobile version