Telegrafi

Këto janë pesë formacionet në pesë vitet e fundit të Juventusit që e fituan titullin (Foto)

Juventusi ka arritur të bëjë diçka të jashtëzakonshme duke fituar titullin pesë herë radhazi në Itali.

Bardhëezinjtë janë kthyer në arrë të fortë në Itali, duke dominuar edhe në këtë kampionat.

Milani dhe Interi që janë rivalët kryesor të Juves, nuk janë në një nivel me kampionat dhe në vitet e fundit po sorollaten në Ligat e Evropës, ose dhe pa to.

Juventusi me ardhjen e Antonio Contes në vitin 2011 ndërtoj një skuadër që fitoi kampionatin pas asnjë humbje, edhe pse objektiv ishte arritja e Ligës së Kampionëve.

Me lojtarë të ardhur si Pirlo, Vucinic e Vidal skuadra kishte arritur të fitojë titullin. Trofeu u ngritë nga legjenda Alex Del Piero.

Në vitin e dytë Juventusi ndryshoi modul duke e kthyer në modë skemën 3-5-2.

Edhe në vitin e tretë Juve luajti 3-5-2, por në sulm kishte gjetur një dyshe fantastike si Tevez e Llorente.

Viti i katërt i titullit erdhi me trajner Max Allegrin. Ai ndryshoi skemën në 4-4-2 dhe luajti edhe në finale të Ligës së Kampionëve.

Titulli i fundit erdhi me një skuadër të rinovuar dhe me emra të rinj si Dybala, Mandzukic, Khedira e Alex Sandro. /Telegrafi/