Jeni e lumtur vetëm
Për ju është në rregull të jeni beqare pasi që jeni e lumtur edhe vetëm. Gjithashtu jeni e lumtur edhe me ndonjë partner. Gjithmonë do të jeni e lumtur dhe si rezultat i kësaj nuk dëshiron që dikush të ta ndryshoj jetën, transmeton Telegrafi.
Keni shoqëri të mrekullueshme
Kur keni një grup të mahnitshëm të shokëve, nuk e ndjen nevojën e një partneri.
Keni tendenca të afroheni më ngushtë me shoqërinë dhe nuk mendoni për një lidhje që mund t’ju kushtëzoj shumë gjëra.
Ndjeheni e lirë
Nuk ju pëlqen ideja e kufizimit. Të jesh beqare do të thotë të jesh e lirë. Mund të shkosh kudo që të duash me këdo që duash pa pasur nevojën të merrni leje nga dikush.
Dëshironi të investoni në vetvete
Në çdo kohë, e veçanërisht në vitet e rinisë, dëshironi të shfrytëzoni kohën për të investuar në vetvete. Nuk dëshironi që të jeni në një lidhje vetëm sepse duhet të jeni me dikë! E ardhmja është më e rëndësishme për ju sesa ndonjë gjë tjetër.
Nuk dëshironi dramë
Edhe lidhja më e mirë është dramatike emocionalisht dhe për këtë nuk keni nevojë, apo jo? /Telegrafi/