Site icon Telegrafi

Këto janë përqindjet për zgjedhjet lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë deri në orën 15:00 (Foto)

Përveç zgjedhjeve presidenciale, në Maqedoni sot mbahen edhe zgjedhje lokale në Komunën e Ohrit, Dibrës dhe Novo Sellës.

Siç informuan nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, dalja e përgjithshme tek këto tre komunat deri në orën 15:00 ka qenë 34.40 përqind, ose 82.099 votues, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Komunën e Dibrës deri në orën 15:00 dalja e votuesve ka qenë 28.63 përqind, ose 5312 votues.

Në Komunën e Ohrit deri në orën 15:00 kanë dalur në votime 37.02 përqind, ose 19320 votues.

Ndërsa në Komunën e Novo Sellës deri në orën 15:00 për të votuar kanë dalur 31.78 përqind, ose 3591 votues.

Ndryshe, Ohri dhe Dibra mbetën pa kryetar për shkak të vdekjes së kryetarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 2017. Ndërsa ish-kryetari i Novo Sellës u arrestua për trafikim të paligjshëm të cigareve në kufinjtë e Maqedonisë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Në Maqedoni mbahen edhe zgjedhjet lokale në Ohër, Dibër dhe Novo Sellë
Exit mobile version