Festimi i Viti të Ri përveç gëzimit dhe hares ai gjithashtu sjell edhe pasoja të ndryshme si tek familjet e ndryshme tek të cilat ka raste kur lëndohen nga fishekzjarret, poashtu edhe tek qytetet, njofton Telegrafi Maqedoni.
Një nga shembujt e pasojave të festimit të Vitit të Ri nëpër qytete është edhe Tetova. Në foto shihet se si qendra e qytetit është mbushur nga mbeturina të ndryshme nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Nuk dihet nëse organet kompetente do të ndërmarrin diçka për pastrimin e qytetit dhe për organizim më të mirë të Viti të Ri në vitet e ardhshme./Telegrafi/