Site icon Telegrafi

Këto janë parfumet e preferuara të personazheve të famshme!

Nëse dëshira juaj më e madhe është të mbani të njëjtën erë si Beyoncé ose pse jo, Kendall Jenner, ky artikull do t’ju ndihmojë tejmase

Parfumet dhe aromat janë diçka jashtëzakonisht personale. Shumë rrallë mund të gjesh dy njerëz që bien dakord për një parfum.

Ashtu siç ka secili prej nesh një parfum të zgjedhur për veten, të njëjtën gjë bëjnë dhe femrat e famshme.

Ja cilat janë aromat e preferuara të disa prej personazheve më të njohura në botë.

Beyoncé

Nëpër intervista të ndryshme, Beyoncé ka deklaruar se pëlqen gjithçka që mban vulën e Giorgio Armani-t, përfshirë edhe parfumet. Emporio Armani Diamonds Intense është aroma e saj e preferuar, që siç artistja beson, përshkruan më së miri feminiliteitin e sj.

Jennifer Aniston

Aktorja vendosi të mos zgjidhet një aromë të vetme në mesin e shumë parfumeve, por shkoi dhe krijoi një linjë të vetën. Chapter One është aroma e saj e preferuar, shishja e së cilës ngjason me një pikë loti dhe është një përzierje lulesh e frutash.

Kate Bosworth

Modelja dhe aktorja amerikane ka rrëfyer se ndër vite është treguar besnike e markës suedeze Byredo dhe saktësisht parfumit Gypsy Water. Nisur nga përshkrimi romantik që prodhuesit i bëjnë kësaj arome, është një përzierje e ëmbël e pyjeve të virgjëra dhe tokës së pashkelur.

Sarah Jessica Parker

Sarah Jessica Parker ka krijuar tashmë shumë linja parfumi për meshkuj dhe femra. Në një intervistë, aktorja zbuloi se mori frymëzimin nga parfumi i preferuar, Incense Avignon i markës japoneze Comme des Garcons për të krijuar linjën e saj unisex “Stash.”

Gigi Hadid

Për supermodelen, aroma e preferuar është Velvet Orchid nga Tom Ford.

Kendall Jenner

Gjatë përditshmërisë, Kendall Jenner pohon se preferon të përdorë Modern Muse Le Rouge nga Estee Lauder. Parfumi në fjalë është ideuar për një grua moderne dhe të guximshme që dëshiron të impresionojë të tjerët.

Victoria Beckham

E njohur për shijet e saj të holla, Victoria Beckham preferon parfumet e Room Service, edhe pse prej shumë vitesh ka linjën e saj të kozmetikës.

Katy Perry

Katy Perry i qendron besnike “Angel” të Thierry Mugler. Këngëtarja e famshme thotë se ky parfum është për ço moshë. /Telegrafi/

Exit mobile version