Nëse dëshironi të ndryshoni ngjyrën e flokëve dhe akoma nuk jeni të sigurta cilën ngjyrë ta provoni, po ju sjellim trendët për këtë sezon
Për fillim, është variacioni i flokëve të hirta, i cili elanin e vet e ka përjetuar në Pinterest, transmeton Telegrafi.
Atje hulumtimi i kuptimeve i ‘bionde e akullt’ është rritur për 45% në disa muaj të kaluar.
Në hap e ndjek edhe ngjyra e bakrit, edhe pse në sezonet e ardhshme do të barten edhe të gjitha variacionet e së kuqes, si ngjyra e koraleve të ashtuquajtur flokëverdhë dredhëz.
E zeza megjithatë, është nuanca e përsosur, ndërkaq sjell ngjyrën e bujshme të zezë me nëntonin e kaltër. Mu si edhe ngjyra e vërtetë e kaltër, kërkon cilësi të përsosur flokësh.
Teknika e ashtuquajtur hapësirë negative, në të cilën një pjesë e sipërfaqes së flokëve mbetet e paprekur, sivjet do të mund të arrijë kulmin e vet, mu si edhe teknika tinsel të cilën e ka shpikur Kevin Murphy, por e cila ngjyrës së kaltër i jep kontrast në majë, në formë të së portokalltës.
Krem soda është teknikë e cila sjell variante të artë dhe karamel, të cilat i kemi parë në manekinet siç janë Gigi Hadid dhe Amber Heard.
/Telegrafi/