Site icon Telegrafi

Këto janë mbretëresha të stilit: Damat të cilat diktojnë modën

Olivia Palermo
Kombinimet e veshjeve të saj janë unike dhe sensibile. Kjo aktore me shkathtësi kombinon pjesët e veshjeve. Gjithmonë duket sikur e ka zgjedhur me orë të tëra gardërobën, ndërkaq Olivisë për një dukje të këtillë nuk i nevojitet shumë kohë.

Jessica Alba
Romantike, elegante dhe shumë seksi, – kështu do të mund të përshkruhet stili i Jessica Alba. Kjo aktore di se çka i rri në trup më së miri. Që stili e karakterizon personin, është e qartë në rastin e saj.

Kate Moss
Mos ka njërin ndër ndikimet më të mëdha në trendët midis miliona femrave, transmeton Telegrafi. Të gjithë ata që e njohin mirë Katen, thonë që ajo ka lindur për të diktuar stilin.

Kendall Jenner
Ylli i ri i modës dhe njëra ndër anëtaret më të reja të familjes Kardashijan, Kendall Jenner ka shijen më të mirë në mesin e këtij klani të njohur, por edhe jashtë tij.

Victoria Beckham
Kjo divë mund të buzëqeshë shpesh, mirëpo për këtë gjë gjithmonë duket shkëlqyeshëm. Beckham ndër të parat i ekspozon trendët e reja dhe paralajmëron trendë të tjerë për të ardhmen. /Telegrafi/
 

Exit mobile version