Katër komisione kuvendare do të mbajnë seancat e tyre të radhës, ku do të diskutohet për disa ligje, plotësime dhe propozim-ndryshime.
Në komisionin për transport, lidhje dhe ekologji në rend dite janë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për menaxhim elektronik, Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, Ligjit për themelimin e ndërmarrjes publike Radio-difuzioni i Maqedonisë, të gjitha këto në lexim të dytë.
Anëtarët e komisionit për politikë të jashtme do të diskutojnë për propozim-ligjet për ratifikimin e ujdisë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë për bashkëpunim në raste katastrofash, dhe për ratifikimin e ndryshimeve të Protokollit 2 të Marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë.
Këto pika janë në rend dite në komisionin ligjvënës-juridik.
Në seancën e komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave do të mbahet diskutim publik për Raportin e përparimit, që Komisioni Evropian e përgatiti për Maqedonisë, në aspektin e barazisë gjinore./Telegrafi/