Fatime Fetai para gazetarëve ka prezentuar lëndët e hapura ku ka treguar shuma që është dëmtuar buxheti i shtetit dhe periudha thyerjes së ligjit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lëndët e hapura lidhen me keqpërdorime të detyrës zyrtare:
Lënda e parë ”Stranski Slluzhbi” ku hetohen dy persona. Personat hetohen për periudhën tetor, 2014.
Lënda e dytë ”Patarina” ku hetohet një ish-deputete për keqpërdorim detyre, harxhime rruge dhe dhënie të llogarive të falsifikuara si dëshmi.
Lënda e tretë ”Rentgen” ku hetohet ish-ministri i atëhershëm i Shëndetësisë. Kompani e afërt me ministrinë ka bërë keqpërdorime në periudhën gusht, 2012.
Lënda e katërt ”Producent” hetohet ish-ministri i Bujqësisë në Maqedoni për periudhën 2009-2014.
Lënda e pestë ”Bonus” ku hetohet investitori që kishte ndërtuar një objekt pa leje në afërsi të një ambasade të jashtme në Shkup, për këtë lëndë flasin dy kryetar partish.
Lënda e gjashtë ”Tarifa 2” ku hetohet një person për sistemin në SH.A ”Elem”
Lënda e shtatë ”Transporter 2” ku hetohen dhjetë persona. Ish-kryetari dhe ish-sekretari i Komunës së Manastirit. /Telegrafi/