Numërimi i votave me kusht po vazhdon ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Deri më tani numërimi i votave me kusht ka përfunduar në 17 komuna, ndërkaq i tërë procesi pritet të përfundojë nesër. Kështu ka thënë për Telegrafin, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj.
“Deri tash kemi arrit tek komuna e Podujevës, e cila është komuna e 18-të që janë duke u numëruar votatj”, ka thënë Ahmetaj.
Ai ka theksuar se janë katër komuna të cilat kanë numrin më të madh të votave me kusht, gjë që po ndikon edhe në ngadalësimin e këtij procesi.
“Kemi komunat Prishtina, Podujeva, Prizreni dhe Ferizaj që kanë numrin më të madh të votuesve me kusht. Janë këto komuna të cilat kanë numrin më të madh të votave me kusht, këto e ngadalësojnë pak procesin”, u shpreh Ahmetaj për Telegrafin.
Ahmetaj theksoi se besojnë që deri nesër do të mund ta përfundojnë këtë proces, e pastaj KQZ-ja të dalë me rezultatet përfundimtare. /Telegrafi/