Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), në raportin për 24 orët e fundit ka njoftuar se në vendin tonë edhe tetë persona kanë humbur jetën dhe janë regjistruar 578 raste të reja të infektuarve me COVID-19.
Ndërsa, numri më i madh i rasteve pozitive me COVID-19 është në Prishtinë me 173 raste, ku më pas vjen komuna e Gjilanit me 53 raste, e pasuar nga Fushë Kosova me 39 raste, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 173 raste, Gjilan 53 raste, Fushë-Kosovë 39 raste, Lipjan 32 raste, Gjakovë 31 raste, Vushtrri 31 raste, Mitrovicë 30 raste, Pejë 29 raste, Prizren 28 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 17 raste, Ferizaj 16 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 9 raste, Drenas 8 raste, Shtime 7 raste, Istog 6 raste, Dragash 5 raste, Malishevë 5 raste, Graçanicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Skenderaj 4 raste, Kaçanik 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Viti 3 raste dhe Novobërdë 2 raste”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Tutje në njoftim thuhet se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (92, 84 vjeç), Gjakovë 1 rast (70 vjeç), Gjilan 1 rast (71 vjeç), Klinë 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (74 vjeç), Viti 1 rast (64 vjeç), Vushtrri 1 rast (67 vjeç).
Ndërkaq, numri total i rasteve pozitive është 76.688 raste nga 351.523 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.696 raste të vdekjes.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 470 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 64.362 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.630”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/