Zgjedhjet e 6 tetorit të mbajtura në tërë territorin e Kosovës, sollën befasi në skenën politike.
Qytetarët me votën e tyre kësaj radhe kanë votuar për këtë parti, duke e renditur si të tretën në nivel Kosove.
Ky subjekt deri më tani kur janë procesuar 99,61% e rezultateve nga vendotimet ka arritur të fitojë vetëm në katër komuna.
Rezultatin e përgjithshëm në këto zgjedhje PDK ka arritur të marrë vetëm 21,19% apo 168 mijë e 295 vota.
Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet.
Drenas 65,13%,
Mitrovicë 34,40%,
Skenderaj 76,61%,
Shtime 33,31%. /Telegrafi/