Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar edhe 162 raste të reja me COVID-19, duke çuar në 12 mijë e 168 numrin e personave të infektuar me virus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, gjithashtu ka njoftuar së për gjatë 24-orëve të fundit janë shëruar 220 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8 mijë e 149, transmeton Telegrafi.
IKSHPK po ashtu ka bërë të ditur se kanë humbur jetën edhe 10 persona nga COVID-19, duke çuar në 448 numrin e viktimave.
Nga rastet e fundit me COVID-19, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 47 raste.
Pastaj, komuna e Mitrovicës 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste.
Komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste.
Komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste.
Komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste.
Komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë. /Telegrafi/