Telegrafi

Këto janë komunat ku u rrit numri i personave të infektuar me COVID-19

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën dy persona, janë konfirmuar 41 raste të reja kurse janë shëruar 73 persona.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ka njoftuar se numri i personave të shëruar ka arritur në 13 mijë e 929, transmeton Telegrafi.

Nga rastet e fundit, më së shumti janë konfirmuar në Prishtinë, gjithsej 11 raste, pastaj komuna e Gjilanit 9 raste.

Komuna Gjakovë 6 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste dhe me nga një rast Deçan, Kamenicë, Klinë, Podujevë dhe Skenderaj.

Raste aktive me coronavirus janë 1 mijë e 294.

IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19. /Telegrafi/