Kombëtarja gjermane është skuadra që ka arritur më së shumti finale.
Gjermanët kanë arritur gjithsej gjashtë finale në Kampionate Evropiane.
Pas kombëtares gjermane vijnë Spanja dhe Ish-Bashkimi Sovjetik, ku e kanë parë vetën nga katër herë në finale të Euros.
Italia dhe Franca janë dy kombëtare që kanë arritur nga tri herë, ndërsa finalisti i sivjetmë, Portugalia, pas finales së 2004, kjo është hera e dytë që gjendet.
Me nga dy finale të siguruara në Kampionate Evropiane janë edhe Çekia dhe Ish-Jugosllavia. /Telegrafi/
Renditja e skuadrave finaliste në Euro:
1.Gjermania – 6 finale
2.Spanja – 4 finale
3.Ish-Bashkimi Sovjet – 4 finale 0
4.Italia – 3 finale
5.Franca – 3 finale
6.Portugalia – 2 finale
7.Çekia – 2 finale
8.Ish-Jugosllavia – 2 finale