Gjëja e fundit që do donit pasi keni shijuar një vakt të shijshëm është dhimbja e barkut, por që është e pashmangshme
Një nga arsyet është disepsia, një fjalë më e moderuar për mostretjen. Dispepsia shkakton dhimbje abdominale dhe fryrje. Sipas ekspertëve, një në katër njerëz përjetojnë disepsi në një moment.
Ndërsa mostretja është për një kohë të shkurtër dhe të shpejtë, ju mund të keni dhimbje stomaku pasi ngrënies për disa arsye shëndetësore.
Nuk është vetëm fryrja e barkut, të gjitha arsyet pse keni gjithmonë dhimbje pas ngrënies:
Sëmundja e refluksit gastroezofageal
E njohur ndryshe dhe si GERD, është një gjendje e cila ndodh kur acidi irriton mburojën e ezofagut, duke shkaktuar djegie dhe dhimbje stomaku gjatë procesit të përpunimit të ushqimit, thonë ekspertët.
Ka shumë mundësi që ju të vuani nga GERD nëse pëlqeni ushqime të nxehta ose pikante, pasi lejon dërgimin e acidit në ezofag. Nëse mendoni se vuani nga GERD, përpiquni të mos konsumoni ushqime pikante, kafeinë dhe alkool. Konsultohuni me mjekun nëse përsëri keni probleme.
Sindroma e zorrës së irrituar
Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim që shkakton dhimbje në stomak, gazra, diarre dhe kapsllëk, si dhe dhimbje pas ngrënies.
Nëse keni dhimbje stomaku dhe vuani nga kapsllëku ose diarreja, është mirë të kontrolloheni nga një mjek i specializuar.
Sëmundja celiake
Sëmundja celiake është reaksion imun ndaj konsumimit të produkteve gluten dhe ndikon në mënyra të ndryshme. Në këtë rast kemi probleme me zorrën e hollë pas konsumimit të glutenit.
Personat të cilët janë jo tolerant ndaj glutenit, mund të kenë diarre ose gazra, këshillon Living.
Vuani nga ulcera
Nëse keni gjithmonë dhimbje pas ngrënies, dhe vuani gjithashtu nga anemia, keni të përziera, probleme me kalimin e ushqimit, gjakderdhje në jashtëqitje dhe keni rënë shumë në peshë, të gjitha këto shenja mund të paralajmërojnë se jeni duke vuajtur nga ulcera.
Ndonjëherë, dhimbjet janë kalimtare, por nëse janë të vazhdueshme dhe pas çdo vakti, është mirë të konsultoheni me një mjek. /Telegrafi/