Zërin e tyre e kemi dëgjuar fillimisht në radio ndërsa së fundi kemi mundur t’i shohim edhe në televizionin Dukagjini.
Bëhet fjalë për Nita Briskun, Edita Dolin-Muhaxherin dhe Donika Hysenin, të cilat shihen të hareshme në një prej ndejave të shumta që vajzat e Dukagjinit i kalojnë bashkë.
Nita është moderatore e emisionit ‘Reload’, ‘Radio Hit’ dhe ‘Ndërrimi i Natës’, transmeton Telegrafi.
Edita tashmë katër vjet udhëheq me sukses emisionin ‘Radar’ ndërsa Donikën mund ta dëgjoni çdo të hënë në ‘Fuqia e Dashurisë’.
E përkrah tyre është edhe Zana Aqifi, e cila është në sektorin e marketingut të RTV Dukagjinit. /Telegrafi/