Partia për Ardhmëri Evropiane që më parë udhëhiqej nga Fiat Canoski sot ka bërë publike kandidatët për deputet që do të garojnë në listat e LSDM-së si pjesë e koalicionit opozitarë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Partia për Ardhmëri Evropiane do të ketë këto kandidatë:
Në zonën zgjedhore numër 2 dhe në vendin numër 15 nga PAE do të garojë Seadin Xhaferi, kryetar i dëgës së Shkupit për këtë parti.
Në zonën zgjedhore numër 5 dhe në vendin numër 8 nga PAE do të garojë Alija Kamberovski, kryetar i dëgës së Strugës për këtë parti.
Në zonën zgjedhore numër 6 dhe në vendin numër 17 nga PAE do të garojë Abdija Mersoski, kryetar i dëgës së Dibrës për këtë parti.
Nga PAE thonë se do të jenë edhe pjesë e pushtetit nëse LSDM e fiton besimin e qytetarëve./Telegrafi/