Telegrafi

Këto janë kampionatet më të forta në Evropë sipas UEFA-s

La Liga mbetet larg kampionati në i fortë në Evropë sipas listës së publikuar sot nga UEFA.

Kampionati spanjoll prin bindshëm në vendin e parë me 94.141 pikë.

Anglia nuk është as në vendin e dytë, pasi Gjermania me 73.355 pikë e mban këtë pozitë.

Për vendin e tretë është një ‘luftë’ e madhe mes Anglisë dhe Italisë, që renditen në pozitat tre dhe katër me 69.105 dhe 66.832 pikë.

Dhjetëshen e kompletojnë kampionate si ai i Francës, Rusisë, Portugalisë, Ukrainës, Belgjikës dhe Turqisë.

Ai i Holandës ka mbetur jashtë 10-shes. /Telegrafi/

Spanja, 94.141 pikë

Gjermania, 73.355

Anglia, 69.105

Italia, 66.832

Franca,50.332

Rusia, 48.532

Portugalia, 46.999

Ukraina, 40.233

Belgjika, 37.400

Turqia, 36.000