Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave, Mihaill Cvetkov ka harxhuar rreth 100 euro në muaj vetëm për të blerë garderobë, para këto të buxhetit të shtetit.
Ai ka harxhuar edhe nga 150 euro tjerë për çdo muaj në hotele, ndërkaq nga 75 euro në muaj ka harxhuar duke blerë në tregjet lokale, edhe këto para të buxhetit të shtetit.
Zëvendësi i tij, Vanço Kostovski, ka harxhuar rreth 450 euro në muaj vetëm në restoranet nëpër Maqedoni. Nga 7000 denarë në muaj ka harxhuar për benzinë, kurse mbi 70 euro në muaj i ka harxhuar nëpër markete. Të gjitha këto para janë marrë nga buxheti i shtetit.
Rreth 4000 euro para kesh i ka nxjerrë nga buxheti i shtetit. Edhe sekretari shtetërorë Besir Jashari ka harxhuar para shtetërore nëpër restorane, por edhe për tregti dhe benzinë./Telegrafi/