Telegrafi

Këto janë golat që kanë arritur shpejtësinë më të madhe (Video)

Ronny Heberson ka shënuar golin ku topi ka arritur shpejtësinë më të madhe me plot 210.8 km/h.

Roberto Carlos ka shënuar gol me kombëtaren braziliane, ku topi ka arritur një shpejtësi prej 138 km në orë, ndërsa pas tij vjen Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar me shpejtësi prej 150 km/h.

Sulmuesi francez, David Trezeguet, që sa ishte pjesë e Monacos ka shënuar gol me shpejtësi prej 154.4 km në orë, ndërsa futbollisti i Leedsit, Tony Yeboah me 154 km/4, shkruan Telegrafi.

Ylli holandez, Ronald Koeman, ka shënuar gol me shpejtësi 188 km/h sa ishte pjesë e Barcelonës, teksa Steven Reid me 189 km në orë.

Arjen Robben ka arritur shpejtësi prej 190 km/h në golin e tij sa ishte pjesë e Real Madridit, ndërsa goli që ka arritur shpejtësinë më të madhe është ai i futbollistit të Sporting Lisbonës, Ronny Heberson, me 210.8 km/h. /Telegrafi/