Telegrafi

Këto janë gjykatësit që do të vendosin për paraburgimin e të akuzuarve nga PSP-ja

Gjykata Penale në Shkup informon se gjithë lëndët në lidhje me aktakuzat nga ana e PSP-së janë pranuar në Gjykatë dhe janë ndarë tek gjykatësit të cilët do të vendosin për paraburgimin e të akuzuarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lëndët “Total”, “Trevnik”, “Tifani”, “Titanik” dhe “Tortura” përmes ndarjes automatike janë dhënë për punë dhe vlerësim gjykatëses Monika Bahçovanska.

Lëndët të cilat janë nën kompetencë të Departamentit për krim të organizuar gjithashtu janë ndarë me ndarje automatike tek gjykatësit: Lidija Petrovska do të veprojë në lëndën “Tarifa”, Goran Boshevski do të merret me lëndët “Trezor” dhe “Tenk”, tek gjykatësja Verka Petkovska është dorëzuar lënda “Titanik 2”, ndërsa gjykatësja Lenka Davitovska do të merret me lëndën “Toplik”.

Siç informuan nga Gjykata, gjykatësja Ivica Stefanovska do të merret me lëndën “Tenderët”, ndërsa Tatjana Mihajllova me lëndët “TNT” dhe “Traektorja”.

Pas kërkesave për shqiptimin e masës së paraburgimit, gjykatësit nga këshillat penal do të vendosin gjatë ditës së sotme dhe të nesërme./Telegrafi/