Komuna e Skenderajt ka ofruar edhe disa fotografi ku shihen gjësende, armë të ftohtë të gjetura në çantën e anëtarit të Kuvendit Komunal, Malsor Bejta.
Sipas komunës, këto gjësende janë gjetur pas hetimeve të hetuesve policor në vendin e ngjarjes.
“Gjendja e Malsor Bejtes ishte jashtë çdo norme të një asamblisti dhe qytetari normal, prandaj është dashtë intervenimi i personelit të sigurimit për ta neutralizuar atë”, thuhet komunikatën e komunës së Skenderajt.