Site icon Telegrafi

Këto janë gjërat më të çuditshme që ndalohen në Korenë e Veriut

Në vendin komunist të Koresë së Veriut ndalohen disa gjëra që në vendet perëndimore janë të paimagjinueshme.

Të konsumosh alkool

Një oficer u ekzekutua në vitin 2013, për mungesë respekti ndaj Kim Jong-il pasi konsumoi alkool gjatë zisë 100-ditore.

Të shikosh televizor

Vitin e fundit janë ekzekutuar 80 njerëz për shkak se kanë shikuar emisione të Koresë së Jugut. Ekzekutimet janë parë nga 10 mijë njerëz, përfshirë edhe fëmijë.

Të ngasësh veturën

Vetëm zyrtarët shtetërorë lejohen të kenë veturë. Vetëm 1 në 100 njerëz kanë një veturë në Korenë e Veriut.

Të luash muzikë

Asnjë këngë perëndimore nuk lejohet të dëgjohet.

Të kesh kontakt me njerëz jashtë  vendit

Të telefonosh dikë jashtë Koresë së Veriut mund të kushtojë me jetë. Në vitin 2007 një person u vra në stadium pasi bëri disa telefonata ndërkombëtare.

Të japësh mendim

Asnjë opinion nuk lejohet. Kushdo që kritikon regjimin dërgohen në kamp edukimi.

Të braktisësh vendin

As mos i mendoni pushimet në Korenë e Jugut.

Të besosh

Koreja e Veriut pretendon se ofron libri besimi, por një grua u ekzekutua pasi u shpërndau librin e Biblës.

Të shikosh porno

Shikimi dhe shitja e pornografisë dënohet me vdekje, transmeton shekulli.

Të jesh online

Koreja e Veriut nuk lejon përdorimin e internetit.

 

 

Exit mobile version