Telegrafi

Këto janë gjërat më të çmueshme që i kanë harruar njerëzit në aeroplan

Derisa telefoni, laptopët dhe pasaportat janë gjësendet që harrohen më së shpeshti, zyrtarë të aeroporteve zbulojnë edhe gjëra të vlefshme, siç janë 80 mijë euro, një këmbë protetike dhe lodra seksuale, transmeton Telegrafi.

Aparati për frymëmarrjes, është në mesin e gjëra të vlefshme dhe të domosdoshme për dikë, që është harruar, së bashku me një çantë me diamante, set gotash kineze dhe paruke me flokë origjinale.

Pas një kohe të caktuar, që pronarët nuk vijnë t’i marrin këto gjëra, ato shiten në ankand.

Paratë nga këto shitje shkojnë për organizatat bamirëse. /Telegrafi/